Goditet ambasada amerikane në Irak, Teherani sulmon edhe fqinjët, SHBA përgjigjet duke bombarduar ishullin e naftës
Ambasada e SHBA-ve në Bagdad është goditur nga një raketë. Është hera e dytë që ambasada amerikane në Irak sulmohet që nga fillimi i luftës amerikano-izraelite kundër Iranit. Sakaq, Teherani ka vijuar me sulme të vazhdueshme me raketa dhe dronë në të gjithë rajonin e Gjirit, pavarësisht protestave të përsëritura nga fqinjët e tij. Goditjet e Iranit shënjestruan disa vende, përfshirë Arabinë Saudite dhe Katarin, në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Ndërkohë, Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se forcat amerikane “kanë shkatërruar” objektiva në ishullin iranian Kharg, ku ndodhet terminali kryesor për eksportin e naftës së Iranit. Megjithatë, ai pretendon se janë goditur vetëm objektiva ushtarake dhe jo terminalet e naftës. “Pak çaste më parë, sipas udhëzimeve të mia, Komanda Qendrore e...
Burimi:
vizionplus.tv