Gjyqtarja dhe nëna e saj merren peng, autorët kërkuan shpërblim 1.6 milion euro në bitcoin

Gjyqtarja dhe nëna e saj merren peng, autorët kërkuan shpërblim 1.6 milion euro në bitcoin

Një gjyqtare 35-vjeçare në Francë dhe nëna e saj 66-vjeçare u rrëmbyen dhe u mbajtën për rreth 30 orë peng, sipas Le Parisien. Rrëmbimi ndodhi, sipas të njëjtit informacion, në orët e para të së mërkurës, ku nënë e bijë ndodheshin në shtëpi. Dyshohet se autorët i kanë futur gratë në bagazhin e një makine, ndërsa në vendin e rrëmbimit u gjetën gjurmë gjaku. Partneri i 35-vjeçares, i cili është drejtues në një kompani aktive në sektorin e kriptomonedhave, nuk ishte në banesë ditën që ndodhi ngjarja. Dy gratë u gjetën të premten në mëngjes afërsisht 100 kilometra nga vendi i rrëmbimit. Ato u gjetën të lidhura në një garazh nga një fqinj i cili hapi derën pasi dëgjoi zhurma. Dy gratë kishin lëndime dhe...