Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të SHBA paralajmëron për përplasje mes presidentit, Kongresit dhe gjykatave
Demokracia amerikane mbetet funksionale, por po përballet me tensione serioze institucionale. Kështu shprehet gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, Samuel Alito, në një intervistë për Corriere della Sera, teksa analizon gjendjen e sistemit kushtetues amerikan në prag të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. “Institucionet funksionojnë, por është shumë e vështirë të miratohen ligje në Kongres. Kjo i shtyn presidentët të zgjerojnë kompetencat e tyre deri në kufi, ndonjëherë edhe përtej tij, ndërsa gjykatat përfshihen gjithnjë e më shpesh në përplasje me pushtetin ekzekutiv”, deklaron Alito. Gjykata e Lartë aktualisht ka një supermazhorancë konservatore 6 me 3, e cila ka rishikuar precedentë të rëndësishëm ligjorë mbi abortin, të drejtën për armë, politikat e barazisë racore (affirmative action) dhe lirinë fetare. Sipas sondazheve, rreth...
Burimi:
javanews.al