Gjykata Supreme rrëzon tarifat doganore të Presidentit Donald Trump

Gjykata Supreme rrëzon tarifat doganore të Presidentit Donald Trump

Gjykata Supreme amerikane ka vendosur që presidenti amerikan, Donald Trump, ka tejkaluar autoritetin e tij kur ka vendosur një sërë tarifash që tronditën tregtinë globale, duke bllokuar një mjet kyç që udhëheqësi amerikan kishte përdorur për të çuar përpara agjendën e tij ekonomike. Gjykata Supreme, me shumicë konservatore, vendosi me rezultat gjashtë me tre, duke theksuar në aktgjykim se Ligji për fuqitë ndërkombëtare ekonomike në raste emergjente (IEEPA) “nuk e autorizon presidentin që të vendosë tarifa”. Trump ka nisur vendosjen e tarifave të gjera pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar, duke vendosur detyrime të reja doganore ndaj pothuajse të gjithë partnerëve tregtarë të SHBA-së. Këto përfshinin tarifa “reciproke” për praktikat tregtare që Uashingtoni i konsideron si të padrejta. Me tarifë të tillë...