Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

AfD nuk mund të klasifikohet si “me siguri ekstremiste e djathtë”. Të paktën për momentin. Gjykata administrative e Këlnit i dha të drejtë partisë së drejtuar nga Alice Weidel kundër shërbimeve sekrete të brendshme, të njohura si Verfassungsschutz, ose Mbrojtja e Kushtetutës (BfV). Por jo në themel të çështjes. Thjesht, gjykatësit kanë deklaruar se ky përkufizim nuk mund të përdoret, me gjithë pasojat praktike që sjell në Gjermani, derisa gjykata të vendosë përfundimisht, në procesin kryesor tashmë në zhvillim, nëse AfD është vërtet ekstremiste apo jo. Nuk dihet ende kur do të jepet vendimi final. Alternative für Deutschland po e feston këtë si një fitore të madhe. “Një sukses i madh për AfD-në dhe një sukses i madh për demokracinë në Gjermani!”, tha Alice Weidel....