Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Një përplasje e fortë mes partive shqiptare, në pushte dhe në opozitë, ka ndodhur në seancën e fundit të kuvendit në Maqedoni të Veriut. Shkak është bërë përdorimi i gjuhës shqipe dhe protesta e studentëve që kërkojnë që provimi i jurisprudencës të bëhet edhe në shqip. Rina Ajdari, deputete e BDI, u shpreh: “Kur një e drejtë që është e shkruar në ligj kërkohet në rrugë, atëherë problemi nuk është te studentët, problemi është te institucionet, problemi është te ju. Dhe ktë radhë institucionet nga kjo qeveri pa legjitimitet etnik, e ju si përfaqësues shqiptar është dashur me kohë të merrni përgjegjësi nëse ju cenohen të drejtat e shqiptarëve në vend. Në fund të fundit çfarë kuptimi ka përfaqësimi politik, nëse qytetarët ende duhet të...