GJUETI SHTRIGASH, ARRESTIME NE TEHERAN

GJUETI SHTRIGASH, ARRESTIME NE TEHERAN

Agjencia e lajmeve Fars e Iranit, që besohet të jetë e afërt me Gardën Revolucionare, raportoi pr arrestimin e 75 personave të lidhur me grupe terroriste MKO dhe grupin disident ‘Muxhahedinët e Popullit të Iranit’ si edhe disa rrjete armiqësore. Në një postim në X, Fars deklaroi se të arrestuarit përfshijnë “individë që fyen dhe dogjën imazhe të udhëheqësit martir” Ali Khamenei, “disa provokatorë aktivë në hapësirën kibernetike dhe anëtarë të grupeve të hakerave të lidhur me Starlink,” kompaninë e aksesit në internet satelitor të Elon Musk.