Gjithçka gati për sulmin ndaj Iranit/ Flota e Trump: 12 anije, avionë luftarakë dhe dy nëndetëse
Flota detare që Donald Trump po përqendron rreth Iranit ka ende mungesa të disa elementëve kyçë, siç janë kryqëzorët, por po fillon të marrë një potencial ofensiv të rëndësishëm. Pesha më e madhe e një sulmi të mundshëm do të bjerë mbi Marinën Amerikane, e cila aktualisht ka të dislokuara të paktën 12 anije dhe disa nëndetëse. Aeroplanmbajtësja Lincoln disponon bombardues F-35, të cilët për shkak të karakteristikave të tyre të “padukshmërisë” ndaj radarëve mund të bëhen maja e sulmit. Thelbësorë janë edhe avionët EF-18 Growler, si ata në bord të anijes kryesore, ashtu edhe përforcimet që kanë kaluar Atlantikun këto orë: ata janë të pajisur për të verbuar radarët dhe neutralizuar mbrojtjen kundërajrore. Jo rastësisht, presidenti ka lavdëruar punën e këtyre avionëve, të quajtur në zhargon Wild...
Burimi:
javanews.al