“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran
Presidenti i SHBA, Donald Trump, nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran, duke theksuar se të gjitha opsionet janë të hapura. Në një intervistë për mediat e huaja, Trump tha: “Gjithçka është në tavolinë. Gjithçka.” Ai gjithashtu përsëriti se udhëheqësi i ri suprem i Iranit duhet të marrë miratimin e SHBA-së: Kushdo që të pasojë Ali Khamenei nuk do të zgjasë shumë pa miratimin tonë. Duam të sigurohemi që të kemi një udhëheqës të mirë, dhe do ta bëja. Deklaratat e Trump vijnë ndërsa Irani zgjedhi udhëheqësin e ri suprem, pas vdekjes së Khameneit, duke rritur tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Burimi:
vizionplus.tv