Gjermania premton 93 milionë euro ndihmë humanitare për Lindjen e Mesme

Gjermania premton 93 milionë euro ndihmë humanitare për Lindjen e Mesme

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka premtuar edhe 93 milionë euro (107 milionë dollarë) ndihmë humanitare për vendet e Lindjes së Mesme të prekura nga lufta me Iranin. Wadephul viztoi në Katar, ndërsa raketat dhe dronët iranianë vazhdojnë të godasin rajonin e Gjirit si përgjigje ndaj sulmeve të përbashkëta izraelito-amerikane. Kryediplomati gjerman ka nisur një tur në Lindjen e Mesme në fillim të kësaj jave, i cili deri tani e ka çuar në Izrael, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në shenjë mbështetjeje për aleatët e shënjestruar nga Teherani. Me këtë shumë të re, ndihma totale humanitare që Gjermania ka dhënë për rajonin gjatë muajve të fundit arrin në 118 milionë euro. Fondet do të shkojnë për organizata ndërkombëtare si Agjencia e OKB-së...