Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë
Mediat e huaja kanë raportuar se, Gjermania po shqyrton dërgimin e trupave në Groenlandë. Gjermania thuhet gjithashtu se po shqyrton dërgimin e trupave në Groenlandë si pjesë e stërvitjes së re europiane në Arktik, sipas gazetës Bild. Gazeta tha se “një ekip i avancuar i personelit të Bunderswehr” do të dërgohej i pari, potencialisht që nesër dhe mund të pasohet nga trupa të tjera nëse vlerësohet e nevojshme. Por gazeta vëren se një zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes nuk pranoi të komentonte mbi raportin, ndaj vlen të thuhet se ekziston skepticizëm për raportimet.
Burimi:
opinion.al