Gjermania përballet me mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar
Në një klasë në Chennai të Indisë, rreth 20 infermierë po mësojnë gjermanisht me një shpejtësi të madhe. Ato kanë gjashtë muaj për të mësuar gjuhën në mënyrë që të mund të punojnë në Gjermani. Ramalakshi, njëra prej tyre, thotë se nuk ishte e lehtë për familjen e saj të paguante mijëra euro që ajo të përfundonte shkollimin në infermieri. Tani, ajo ndjen nevojën për t’i shlyer këto investime. “Qëllimi im është të punoj jashtë vendit. Dua të siguroj jetesën financiare për familjen time dhe të ndërtoj një shtëpi për veten time”, tha ajo për DW. Qeveria e shtetit jugor indian të Tamil Nadu po financon kursin e gjuhës për të ulur papunësinëdhe për t’u dhënë familjeve në disavantazh një shans në tregun global të punës. Agjencitë private...
Burimi:
vizionplus.tv