Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE
Popullsia gjermane është mbi mesataren e moshës, dhe sigurisht kjo vlen edhe për tregun e punës. Kjo është dramatike, veçanërisht duke pasur parasysh të ardhmen e sistemit të pensioneve. Në asnjë shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian, popullsia punëtore nuk është aq e moshuar sa në Gjermani. Në vitin 2024, nga rreth 40.9 milionë të punësuar, 9.8 milionë prej tyre ishin midis moshës 55 dhe 64 vjeç, njoftoi këtë të martë Zyra Federalee Statistikave. Kjo korrespondon me një përqindje prej pothuajse një së katërtës (24.0 përqind) – “vlera më e lartë ndër të gjitha vendet e BE-së”, siç u tha. Për krahasim: mesatarja e BE-së për këtë grupmoshë është 20.1 përqind. Shtyhet gjithnjë e më shumë mosha e daljes në pension Pjesa e dytë më...
Burimi:
opinion.al