Gjermania i përgjigjet kërkesës së Trump: Kjo nuk është luftë e NATO-s
Berlini i është përgjigjur thirrjeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të ndihmuar në mbajtjen e rrugëve të transportit detar pa ndërprerje në Ngushticën e Hormuzit. Në këtë drejtim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një zëdhënës i qeverisë tha: “Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me NATO-n. Nuk është luftë e NATO-s”. Komenti i bërë nga zëdhënësi i kancelarit Friedrich Merz vjen pasi Trump bëri një “kërcënim” ndaj aleancës së NATO-s, duke thënë se ajo mund të përballet me një “të ardhme shumë të keqe”. Kështu, qeveria gjermane përsëriti edhe një herë se nuk do të merrte pjesë në asnjë aktivitet në Ngushticën e Hormuzit. “Pjesëmarrja nuk është marrë në konsideratë para kësaj lufte dhe nuk po merret në konsideratë tani”, shtoi...
Burimi:
opinion.al