Gjermania forcon masat e sigurisë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

Gjermania forcon masat e sigurisë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

Gjermania ka forcuar masat e sigurisë në territorin e saj pas përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme, bëri të ditur kancelari gjerman Friedrich Merz. Sipas tij, autoritetet gjermane kanë shtuar masat e mbrojtjes brenda dhe përreth institucioneve izraelite, hebraike dhe amerikane që nga momenti kur Izraeli dhe Irani nisën përballjen ushtarake muajin e kaluar. Duke folur gjatë një aktiviteti në Wiesbaden, Merz theksoi se deri më tani nuk ka sinjale konkrete për një kërcënim të shtuar brenda vendit. “Për momentin nuk ka indikacione që të tregojnë se duhet të konsiderojmë se ekziston një rrezik i shtuar në territorin tonë”, deklaroi kancelari gjerman. Megjithatë, ai nënvizoi se autoritetet po rishikojnë vazhdimisht planet e sigurisë dhe po rrisin praninë e forcave të rendit, veçanërisht pranë institucioneve...