Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Gjermania përmes një nisme të re ligjore, synon vendosjen e taksës mbi pijet që përmbajnë sheqer, si dhe kufizimin e përdorimit të pijeve energjike për personat nën moshën 16 vjeç. Masa vjen në kuadër të përpjekjeve në rritje për të luftuar obezitetin tek fëmijët, një çështje që po gjen mbështetje të gjerë ndërpartiake në vend. Propozimi pritet të hidhet në votim këtë të premte në Bundesrat, organi federal që përfaqëson 16 landerët gjermanë, duke shënuar hapin e parë drejt një rregullimi të mundshëm ligjor. Drafti nuk përcakton ende nivelin konkret të taksës mbi sheqerin, por parashikon që të ardhurat e gjeneruara të kanalizohen në programe dhe iniciativa për përmirësimin e shëndetit publik. Kryeministri i Schleswig-Holstein dhe një nga iniciatorët e propozimit, Daniel Günther, theksuan se...
Burimi:
opinion.al