Gjermania anulon më shumë se 8 mijë leje qëndrimi në 2025, shqiptarët në krye të listës
Autoritetet gjermane raportuan se gjatë vitit 2025 janë anuluar 8,232 leje qëndrimi për të huaj, një rënie krahasuar me 9,277 leje të anuluara në vitin 2024. Këto të dhëna u bënë publike përmes një përgjigjeje të qeverisë gjermane të koalicionit nën udhëheqjen e kancelarit konservator Friedrich Merz, si pasojë e një pyetjeje parlamentare të parashtruar fillimisht nga agjencia gjermane e lajmeve. Sipas shifrave zyrtare, shumica e urdhrave të dëbimit të lëshuar gjatë vitit 2025 kanë të bëjnë me qytetarë nga Gjeorgjia (671 raste), Shqipëria (661 raste) dhe Turqia (618 raste). Këto tre vende mbetën në krye të listës edhe për vitin 2024, kur qytetarët shqiptarë shënuan numrin më të lartë të urdhrave të dëbimit, me gjithsej 923 raste. Qeveria gjermane nuk ka dhënë informacione shtesë...
Burimi:
vizionplus.tv