Gjenerali iranian kërcënon Qipron: Do lëshojmë raketa…
Kërcënime të reja për Qipron u lançuan nga Gjenerali i Gardës Revolucionare, Ebrahim Jabari. “Amerikanët kanë transferuar shumicën e avionëve të tyre në Qipro. Ne do të lëshojmë aq shumë raketa drejt Qipros, saqë amerikanët do të detyrohen të largohen edhe qw atje”, tha ndër të tjera Jabari. “Deri më tani kemi lëshuar afërsisht 3 000 raketa të gjeneratës së parë dhe të dytë”, vuri në dukje ai dhe njoftoi sulme të reja: “Në ditët në vijim patjetër do të përdorim raketa të gjeneratës së tretë dhe të katërt. Deri më tani janë ngritur në ajër afërsisht 10,000 dronë”. Kujtohet se, pas sulmeve iraniane në bazën britanike në Akrotiri të Qipros, Ministri Grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, njoftoi se Greqia po dërgon dy fregata...
Burimi:
ntv.al