Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual
Shoshana Strook, 34 vjeçe, vajza e ministres së Izraelit për Misione Kombëtare, Orit Strook, u gjet e vdekur gjatë natës në banesën e saj në veri të Izraelit. Lajmin e konfirmoi vetë ministrja. Rrethanat e vdekjes së saj mbeten të paqarta ndërsa policia ka nisur një hetim për rastin. Strock njoftoi lajmin përmes një postimi në Facebook, duke shkruar: “Me zemër të thyer njoftojmë ndarjen nga jeta të vajzës sonë të dashur, Shoshana”. Në muajt e fundit, Shoshana kishte folur publikisht për abuzimin seksual nga prindërit e saj dhe për abuzime rituale që thoshte se kishte përjetuar gjatë fëmijërisë. Ajo publikoi disa postime në rrjetet sociale, duke përshkruar se ishte e detyruar të merrte pjesë në abuzime dhe ceremoni rituale që përfshinin përdorimin e drogës...
Burimi:
javanews.al