“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

Dy prona të Peter Mandelson janë kontrolluar nga policia britanike, në kuadër të hetimeve mbi pretendime për shkelje të detyrës publike. Mandelson, 72 vjeç, ish-zyrtar i lartë qeveritar, është përfshirë në një skandal pas publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, që zbulojnë detaje të reja mbi marrëdhënien e tyre. Siç shkruajnë mediat e huaja, pas kontrolleve, disa kuti u morën nga forcat policore te banesa e tij në Camden, në veri të Londrës, ndërsa efektivë të tjerë qëndronin në oborrin e shtëpisë tjetër të Mandelson në Wiltshire. Zëvendëskomisionerja e Policisë Metropolitane, Hayley Sewart, tha se kontrollet janë kryer nga “ekipi i specializuar për krimet qendrore”. “Në kuadër të këtij hetimi po shqyrtohen shkelje të detyrës publike”, deklaroi ajo. “Ai nuk është arrestuar dhe hetimet vijojnë.” Epstein...