Gaz, naftë dhe metale të rralla, pse Groenlanda është kthyer në një objektiv strategjik global
Groenlanda, ishulli më i madh në botë dhe një nga zonat më pak të banuara të planetit, është shndërruar në qendër të vëmendjes së fuqive të mëdha botërore. Arsyeja nuk lidhet vetëm me pozicionin e saj gjeografik në Arktik, por mbi të gjitha me pasuritë e mëdha natyrore që fshihen nën akullin e saj: gaz natyror, naftë dhe metale të rralla, thelbësore për ekonominë dhe sigurinë energjetike të së ardhmes. Sipas vlerësimeve ndërkombëtare, Groenlanda zotëron rezerva të konsiderueshme të naftës dhe gazit natyror, si edhe 25 nga 34 mineralet e klasifikuara si kritike në nivel global. Mes tyre përfshihen tokat e rralla, të domosdoshme për prodhimin e teknologjive moderne, nga bateritë elektrike dhe turbinat e erës, te pajisjet elektronike dhe sistemet ushtarake. Për dekada me...
Burimi:
javanews.al