Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paraqitur disa kushte për përfundimin e luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, në një moment kur konflikti ka hyrë në ditën e 13-të dhe presioni ndërkombëtar për uljen e tensioneve po rritet. Në një postim në rrjetin social X, Pezeshkian tha se Irani mbetet i përkushtuar ndaj paqes, por theksoi se lufta mund të përfundojë vetëm nëse SHBA-ja dhe Izraeli njohin të drejtat legjitime të Iranit, paguajnë reparacione për dëmet e shkaktuara dhe ofrojnë garanci të forta ndërkombëtare se sulme të ngjashme nuk do të ndodhin më në të ardhmen. Kjo deklaratë është parë nga analistët si një sinjal i mundshëm për de-eskalim, pasi në fillim të konfliktit Teherani kishte refuzuar çdo mundësi për negociata apo armëpushim. Megjithatë,...
Burimi:
javanews.al