Garë e re, rivalë të vjetër: Elon Musk sfidon Jeff Bezos për koloninë e parë në Hënë

Garë e re, rivalë të vjetër: Elon Musk sfidon Jeff Bezos për koloninë e parë në Hënë

Gara për në Hënë nuk është më një sfidë mes superfuqive, por mes super të pasurve të epokës digjitale: kush do ta bëjë të mundur kolonizimin e satelitit natyror të Tokës? Elon Musk apo Jeff Bezos?Për ego dhe pasuri po aq të pakufishme, një planet i vetëm nuk mjafton, shkruan La Repubblica. Dhe ja që themeluesi i Tesla dhe ai i Amazon prej kohësh i projektojnë ëndrrat e tyre të madhështisë drejt hapësirës. Por nëse në të kaluarën konkurrenca mes të dyve kufizohej te anijet që bëjnë vajtje-ardhje me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, i cili rrotullohet rreth Tokës në 400 km lartësi, tani ata do të përballen për një objektiv shumë më ambicioz: të rikthejnë qeniet njerëzore në Hënë për herë të parë që nga viti...