Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë detare të Iranit janë shkatërruar. “Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e plotë të Iranit, dhe çdo agresion do të përballet me një përgjigje vendimtare,” tha ai në një raport të publikuar nga agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve, Tasnim. Naini sfidoi gjithashtu deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-të kishin shkatërruar marinën iraniane. “A nuk tha Trump se marina e Iranit është shkatërruar? Nëse po, le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik nëse guxon.”, citohet të ketë thënë ai nga Al Jazeera. Zëdhënësi i IRGC-së tha se Irani ka lëshuar tashmë rreth 700 raketa dhe 3 mijë e 600 dronë kundër objektivave “amerikane dhe sioniste” që nga fillimi i luftës. Ai paralajmëroi...
Burimi:
javanews.al