Garda Revolucionare e Iranit: Raketat kishin objektiv zyrën e Netanyahut
Përplasja e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin ka hyrë në ditën e tretë, duke shënuar një përshkallëzim dramatik të tensioneve në rajon. Izraeli ashpërsoi sulmet, përfshirë edhe ato ndaj militantëve të Hezbollahut, duke shkaktuar mbi 30 viktima dhe mbi 140 të plagosur. Tre avionë luftarakë amerikanë u qëlluan aksidentalisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit. Qeveria e ka pranuar incidentin dhe ka ofruar mbështetje për vazhdimësinë e operacionit. Garda Revolucionare e Iranit pretendon se sulmet e saj të fundit me raketa kanë pasur si objektiv zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe selinë e komandantit të Forcave Ajrore të Izraelit. Autoritetet amerikane konfirmuan se tre ushtarë amerikanë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë gjatë sulmeve të fundit, duke shënuar...
Burimi:
vizionplus.tv