Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: E kemi gishtin te këmbëza
Tensionet po rriten sërish në Lindjen e Mesme. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dekaron se është në gatishmëri të plotë operacionale, ndërsa anijet luftarake amerikane po drejtohen drejt rajonit dhe marrëdhëniet mes Teheranit dhe Uashingtonit mbeten të acaruara. Garda Revolucionare, e cila ka luajtur rol kyç në shtypjen e përgjakshme të protestave të fundit antiqeveritare në Iran, deklaron se është “më e gatshme se kurrë, me gishtin në këmbëz”, siç u shpreh komandanti i saj, Mohammad Pakpour. Gjenerali Pakpour u dërgoi një paralajmërim të qartë Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit që “të shmangin çdo llogaritje të gabuar”. “Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dhe Irani janë më të gatshëm se kurrë, me gishtin në këmbëz, për të zbatuar urdhrat dhe udhëzimet e Komandantit Suprem”, tha Pakpour. Tensionet...
Burimi:
vizionplus.tv