Garanci sigurie për Kievin/ SHBA-të do të vepronin brenda 72 orëve në rast të një sulmi të ri rus

Garanci sigurie për Kievin/ SHBA-të do të vepronin brenda 72 orëve në rast të një sulmi të ri rus

Bombardimet ruse të qyteteve ukrainase, veçanërisht infrastrukturës së saj energjetike, kanë rinisur me forcë të plotë mes një periudhe jashtëzakonisht të ftohtë, me temperatura që herë pas here arrijnë -25°C.Mbrëmë, Moska qëlloi mbi 450 dronë dhe 71 raketa, kryesisht kundër kryeqytetit, por edhe kundër Kharkiv, Dnipro dhe Zaporizhzhya. Të paktën pesë persona u vranë , përfshirë dy tetëmbëdhjetëvjeçarë të vrarë mbrëmë në Zaporizhzhya në mes të rrugës nga një dron.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vizitoi dje kryeqytetin dhe theksoi para parlamentit se Vladimir Putin “i llogariti gabim”. Duke nisur pushtimin në vitin 2022 , ai “nuk besonte se ukrainasit mund të rezistonin për kaq gjatë” dhe se aleatët e tij mund të vazhdonin t’i mbështesnin ata.Volodymyr Zelensky akuzon presidentin rus për “shkeljen” e...