Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Traktati i fundit në fuqi për kontrollin e armëve bërthamore mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara skadon të enjten, duke hequr kështu të gjitha kufizimet për dy arsenalet më të mëdha atomike në botë për herë të parë në gati gjysmë shekulli. Mungesa e një marrëveshje për të zgjatur traktatin New Start, apo për të formësuar një tjetër të ri, ka nxitur frikën për një garë të pakontrolluar e të papërmbajtur të armëve nukleare. Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh i gatshëm për t’iu përmbajtur kufizimeve të traktatit edhe për një vit nëse edhe Uashingtoni bën të njëjtën gjë, por presidenti amerikan Donald Trump nuk ka shprehur angazhim për diçka të tillë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka sugjeruar vazhdimisht se synon të ruajë limite...
Burimi:
opinion.al