Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje plot surpriza artistike mbresëlënëse

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje plot surpriza artistike mbresëlënëse

Të mërkurën u mbajt në Pekin një konferencë për shtypin lidhur me Galanë e Festës së Pranverës të CMG-së për vitin 2026, ku u paraqitën pikat kryesore krijuese të programit dhe aplikimet teknologjike. Këtë vit, robotët e mishëruar do të shfaqen përsëri skenën e Galasë së Festës së Pranverës, duke arritur nivele të reja artistike. “Modeli i madh mediatik 2.0” i CMG-së do të aplikohet në këtë gala për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë dhe efikasitetin e programit. Standardi i teknologjisë audiovizuale “Jingcai”, i zhvilluar nën udhëheqjen e Laboratorit Kombëtar Kryesor të Qartësisë së Lartë të CMG-së, do të zbatohet plotësisht në prodhimin e numrave të galasë. Zhang Guofei, kreu i Qendrës së Arteve dhe Argëtimit të CMG-së, u shpreh se janë përgatitur me kujdes numra...