Gabimi fatal i studentes britanike, 23-vjeçarja dënohet me burgim të përjetshëm në Dubai për 50 gramë kokainë

Gabimi fatal i studentes britanike, 23-vjeçarja dënohet me burgim të përjetshëm në Dubai për 50 gramë kokainë

Mediat britanike vijojnë raportimet për rastin e 23-vjeçares Mia O’Brien nga Huyton, e cila u dënua me burgim të përjetshëm në Dubai pasi në banesën e saj u gjetën 50 gramë kokainë. Studentja e drejtësisë në University of Liverpool u shpall fajtore për posedim dhe trafikim droge, duke marrë gjithashtu një gjobë prej 100 mijë paundësh. Sipas autoriteteve, ajo do të vuajë të paktën 25 vite burg. Arrestimi i saj u bë në tetor të vitit të kaluar, ndërsa bashkë me të u ndaluan edhe një shoqe dhe partneri i saj, të akuzuar po ashtu për trafikim. Gjyqi zgjati vetëm një ditë dhe u zhvillua në gjuhën arabe, me të renë që u informua për vendimin përmes avokatit. Në mbrojtjen e saj, ajo ka mohuar...