“Fytyra e parë e luftës”, 52-vjeçarja ukrainase kthehet në atdhe pas rehabilitimit dhe sfidon Putin: Dua ta takoj
Në përvjetorin e katërt të pushtimit të plotë rus të Ukrainës, Onela Kurylo, mësuesja 52-vjeçare që u bë e njohur ndërkombëtarisht si “fytyra e parë e luftës” ka folur për kthimin e saj në Chukhuiv pas rreth 1.5 vitesh, kujtimet e saj të 24 shkurtit 2022, rrugën e saj të re në karrierë dhe… e sfidon Vladimir Putinin ta takojë. Fotografia e saj, e plagosur nga bombardimet ruse, me fytyrën e gjakosur dhe kokën e fashuar, u bë virale. Fotografi amerikan Wolfgang Sëan e fotografoi pasi shpëtimtarët i dhanë ndihmën e parë. Pamja e saj pasqyronte konfuzion, tronditje dhe paaftësi për të kuptuar se çfarë sapo kishte ndodhur. Një muaj më vonë, piktura e artistes Zhenya Gershman “Fytyra e Parë e Luftës”, bazuar në fotografi, u shit në shtëpinë amerikane të ankandeve Heritage Auctions për 100,000...
Burimi:
vizionplus.tv