Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite
Një seri ortekësh vdekjeprurës kanë shkaktuar një bilanc tragjik në Alpet Austriake, ku tetë skiatorë humbën jetën brenda vetëm një dite, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme për rrezik të lartë. Tre skiatorë nga Republika Çeke u vranë në Austrinë qendrore, pasi një ortek goditi një grup prej shtatë personash në rajonin Murtal të Styria-s, njoftoi policia. Viktimat u varrosën plotësisht nga bora. Ekipet e shpëtimit arritën t’i lokalizonin dhe t’i nxirrnin, por autoritetet konfirmuan se, pavarësisht përpjekjeve, ata u gjetën pa shenja jete. Më herët gjatë së shtunës, në rajonin Pongau pranë Salzburgut, një tjetër ortek rrëmbeu shtatë skiatorë jashtë piste, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e një të pesti, raportoi transmetuesi publik austriak ÖRF. Në të njëjtën zonë, një skiatore u varros...
Burimi:
javanews.al