Fundi tragjik i vogëlushes 2-vjeçare në Brazil, ra në lumë dhe u sulmua nga piranjat
Një vajzë 2-vjeçare në Brazil ka vdekur pasi ra në një lumë dhe u sulmua nga piranjat . Sipas mediave lokale, vogëlushja Clara Vitória po ecte jashtë shtëpisë së saj, e cila ndodhej pranë lumit, por pa gardh, në qytetin Coari, në shtetin e Amazonas, Brazil, të hënën. Raportet thonë se Clara ra në lumë përmes një vrime në një strukturë lundruese ku jetonte me familjen e saj. Kur prindërit e saj e kuptuan se ajo ishte zhdukur, ata hynë në lumë dhe pas pesë minutash e gjetën vajzën e vogël pa ndjenja. Siç raportojnë mediat e huaja, shumica e lëndimeve nga sulmi i piranjave ndaj Clarës ishin në qafë. Trupi i vajzës së vogël u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia po...
Burimi:
vizionplus.tv