Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

Shtëpia e Bardhë konfirmon se nëse një vend do të bëhet anëtar i përhershëm duhet të kontribuojë me 1 miliard dollarë, në rast të kundërt mandatin do ta ketë tre vjeçar. “Nuk ekziston asnjë kërkesë për të kontribuar 1 miliard dollarë, apo ndonjë shumë financiare për t’u bashkuar me Bordin e Paqes (BOP)”. Është kjo përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë për gazetaren e A2 CNN Fjorela Beleshi, e cila kërkoi informacion në lidhje me ftesën për Shqipërinë. Në reagimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se “dokumenti themeltar parashikon vetëm se, nëse një vend kontribuon 1 miliard dollarë, ai fiton statusin e anëtarit të përhershëm, në vend të anëtarësimit me afat trevjeçar”. “BOP ka një mandat shumë ambicioz për rindërtimin e plotë të Gazës, dhe fondet...