FT zbulon planin: Çdo shkelje e armëpushimit nga Rusia do të sjellë reagim ushtarak nga Perëndimi dhe SHBA
Ukraina ka rënë dakord me partnerët e saj perëndimorë që çdo shkelje e përsëritur e një marrëveshjeje të ardhshme armëpushimi nga Rusia do të “aktivizojë” një reagim të koordinuar ushtarak nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, raportoi sot Financial Times. Sipas FT, plani është diskutuar disa herë gjatë muajve dhjetor dhe janar mes zyrtarëve ukrainas, evropianë dhe amerikanë. Ai parashikon një reagim ndaj çdo shkeljeje të një armëpushimi të rënë dakord nga Rusia. Delegacione nga Kievi, Moska dhe Uashingtoni pritet të takohen të mërkurën dhe të enjten në Abu Dabi, në kuadër të bisedimeve që synojnë përfundimin e luftës. Sipas propozimit, çdo shkelje e armëpushimit nga Rusia do të pasohej nga një reagim brenda 24 orëve, fillimisht me një paralajmërim diplomatik dhe, nëse do të...
Burimi:
vizionplus.tv