Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë
Kongresi i Perusë ka shkarkuar presidentin e përkohshëm José Jerí vetëm katër muaj pasi ai mori detyrën, për shkak të mosdeklarimit të takimeve me një biznesmen kinezë. Skandali shpërtheu muajin e kaluar pasi dolën video ku Jerí shihej duke u takuar disa herë jashtë orarit zyrtar me biznesmenin Zhihua Yang, i cili ishte nën hetim nga qeveria. Jerí më parë kishte kërkuar falje për takimet, por mohoi çdo shkelje dhe akuzoi rivalët e tij për një fushatë shpifjesh publike. Shkarkimi i tij e bën atë presidentin e tretë radhazi që largohet nga detyra, pasi kishte zëvendësuar ish‑presidenten Dina Boluarte, e cila u shkarkua në tetor të vitit të kaluar. Jerí ishte presidenti i shtatë i Perusë që nga viti 2016, në një skenë politike të...
Burimi:
javanews.al