Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Sipas dëshmive të tre banorëve, dhjetëra banditë, të armatosur që lëviznin me rreth 80 motoçikleta, rrethuan fshatin Bunkasawu dhe u përplasën me banorët që kishin vendosur të mbroheshin. Një zyrtar lokal, Lawali Umar, konfirmoi se “banditët vranë 21 persona në luftime”, duke shtuar se fshatarët kishin ndalur pagesat dhe kishin përdorur paratë për të blerë armë vetëmbrojtjeje. Zëdhënësi i policisë, Yazid Abubakar, konfirmoi incidentin, por tha se hetimet janë ende në vijim dhe nuk dha një bilanc zyrtar viktimash. Dëshmitarë të tjerë treguan se përleshja vazhdoi derisa banorëve u mbaruan municionet. Ngjarja vjen në një klimë të rënduar sigurie në veri të Nigerisë, ku që nga java e kaluar më shumë se 100 persona, përfshirë një gjeneral brigade dhe 17 ushtarë, janë vrarë në sulme...