Frikë për sulme, vendet perëndimore tërheqin qytetarët nga Irani

Frikë për sulme, vendet perëndimore tërheqin qytetarët nga Irani

Pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, disa vende perëndimore kanë lëshuar paralajmërime urgjente për qytetarët e tyre në Iran, duke kërkuar largimin e menjëhershëm nga vendi. Polonia, Italia, SHBA dhe një sërë shtetesh të tjera kanë ngritur alarmin, duke folur për një situatë të “paqëndrueshme” dhe të paparashikueshme. Në njoftimet zyrtare, qeveritë nuk përmendin drejtpërdrejt datë apo objektiv të mundshëm sulmi, por theksojnë se rreziku për përshkallëzim të dhunës “është real” dhe mund të ndodhë pa paralajmërim. SHBA ka paralajmëruar për mbyllje kufijsh dhe anulime fluturimesh, ndërsa disa shtete europiane rekomandojnë edhe rrugë alternative tokësore për largim. Autoritetet perëndimore thonë se janë duke monitoruar situatën nga afër, por sugjerojnë se çdo shtetas i huaj që zgjedh të qëndrojë në Iran duhet të jetë...