Burimi:
vizionplus.tv

Foto © vizionplus.tv
Frikë për sulme të reja amerikane,të shtëna armësh në Karakas, ushtria patrullon rrugët e Venezuelës
Të shtëna intensive me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në qendër të Karakasit, duke shkaktuar panik dhe masa të menjëhershme sigurie në zonën pranë pallatit presidencial Miraflores. Sipas raportimeve, janë përdorur armë automatike dhe mitroloza kundërajrorë, ndërsa të shtënat janë përqendruar në perimetrin ku ndodhet pallati presidencial. Kjo zonë është kthyer në epiqendrën e tensioneve, vetëm një ditë pasi Delcy Rodríguez u betua si presidente në detyrë, pas kapjes së Nicolás Maduro-s në një operacion ajror amerikan. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë lëvizje të shumta të automjeteve ushtarake dhe mjeteve të blinduara, si dhe trupa të armatosura në formacione luftarake në rrugët kryesore të kryeqytetit. Në disa video shfaqen edhe grupe motoçiklistësh të armatosur me pushkë, të cilët...






