Frikë, ndjenjë përjashtimi, tallje dhe kërcënime me fjalë vulgare… Punëtorët nga Nepali nën presion dhe pasiguri në Serbi!

Frikë, ndjenjë përjashtimi, tallje dhe kërcënime me fjalë vulgare… Punëtorët nga Nepali nën presion dhe pasiguri në Serbi!

Frikë, ndjenjë përjashtimi, tallje dhe kërcënime me fjalë vulgare… Këto janë bërë pjesë e përditshmërisë së një grupi punëtorësh nga Nepali, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë në Kragujevc. Rreth dhjetë prej tyre jetojnë në një shtëpi shumëkatëshe në njërën nga lagjet e këtij qyteti në Serbinë qendrore. Ata mbërritën atje në mesin e nëntorit për të punuar, si shumë të tjerë nga vendet aziatike dhe afrikane, dhe kryesisht angazhohen në ndërmarrje komunale, fabrika dhe kantiere ndërtimi të kompanive private. Por, shumë shpejt, u përballën me protesta të një pjese të banorëve lokalë para shtëpisë ku banojnë, me thirrje fyese si: “Kthehuni në Nepal”. “Nuk ndihemi të sigurt, por besojmë se gjithçka do të shkojë mirë”, thotë Binay Kumar Jha për Radion Evropa...