Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Në Bundestag, Tova Friedman, një e mbijetuar e kampit të përqendrimit të Auschwitz-it, u bëri thirrje deputetëve të Bundestagut: “Mos lejoni që antisemitizmi të rritet përsëri.” Me fjalë prekëse, e mbijetuara e Auschwitz-it, Tova Friedman, përkujtoifundin e Holokaustit 81 vjet më parë në një ceremoni përkujtimore në Bundestag. “Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë”, tha 87-vjeçarja. Motoja e Adolf Hitlerit ishte që të mos mbetej asnjë dëshmitar. Tani ajo flet në emër të gjashtë milionë njerëzve, zërat e të cilëve i heshtën. “Mos lejoni që antisemitizmi të rritet përsëri”, kërkoi Friedman-i mes duartrokitjeve të deputetëve të Bundestagut. Duhet të bëhen përpjekje përmes politikës, arsimit dhe mbrojtjes së qytetarëve hebrenj. “Le të na shtyjë përgjegjësia drejt veprimit. Dhe le të sigurohemi që thënia ‘Kurrë...