Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për rreth 30 orë në një rast shpërblimi për kriptomonedha. Katër burra dhe një grua u morën në paraburgim, tre gjatë natës dhe dy këtë mëngjes, tha prokurori i Lionit, Thierry Dran. Arrestimet pasuan gjetjen e gjyqtares 35-vjeçare dhe nënës së saj 67-vjeçare në një garazh në rajonin juglindor të Drôme të premten në mëngjes. Të dyja u gjetën të plagosura. Një burim pranë çështjes tha se dy nga të arrestuarit u gjetën duke u përpjekur të hipnin në një autobus që shkonte për në Spanjë. Autoritetet po vazhdonin hetimin e tyre për të dyshuar të tjerë të mundshëm, ndërsa një burim i dytë tha se...