Franca përgatit ‘bishën e detit’/ Aeroplanmbajtësja e re që ndryshon lojën
Franca po avancon me projektin për aeroplanmbajtësen e gjeneratës së re, e njohur si PANG (Porte-Avions de Nouvelle Génération), e cila synon të rrisë ndjeshëm kapacitetet ushtarake në det. Sipas raportimeve, marina franceze po shqyrton mundësinë e pajisjes së saj me tre sisteme elektromagnetike lëshimi (EMALS), në vend të dy që ishin planifikuar fillimisht. Ky ndryshim synon të rrisë ritmin e operacioneve dhe të garantojë funksionim të pandërprerë edhe në rast defekti të një sistemi. Me këtë konfigurim, aeroplanmbajtësja mund të realizojë deri në 60 fluturime luftarake në ditë, një rritje e ndjeshme krahasuar me kapacitetin aktual të “Charles de Gaulle”. Teknologjia EMALS, e zhvilluar në SHBA, lejon lëshime më të buta dhe më të kontrolluara të avionëve, duke reduktuar dëmtimet strukturore dhe duke mundësuar...
Burimi:
ntv.al