Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat
Parisi ka ndaluar ambasadorin amerikan Charles Kushner të takohet me ministrat e qeverisë franceze, pasi ai nuk u paraqit në një takim në Ministrinë për Evropën dhe Çështjet e Jashtme për të sqaruar deklaratat e bëra nga administrata Trump pas vrasjes së një aktivisti francez të ekstremit të djathtë. Vendimi u njoftua të hënën, 23 shkurt, nga Ministria e Jashtme franceze, ndërsa marrëdhëniet diplomatike mes Parisit dhe Washingtonit po përkeqësohen për shkak të disa mosmarrëveshjeve, duke përfshirë tarifat tregtare, luftën në Ukrainë dhe rolin e Europës përballë Rusisë. “Duke pasur parasysh këtë mungesë të dukshme të kuptimit të kërkesave bazë të detyrës së ambasadorit dhe të nderit për të përfaqësuar vendin e tij, ministri Jean-Noel Barrot ka kërkuar që Kushner të mos ketë më qasje direkte tek...
Burimi:
javanews.al