Franca lejon SHBA të përdorin bazat e saj në Lindjen e Mesme
Ushtria franceze njoftoi se vendi ka lejuar avionët amerikanë të përdorin disa nga bazat e saj në Lindjen e Mesme, pasi sulmet SHBA-Izrael kundër Iranit shkaktuan përshkallëzim të konfliktit në rajon. “Këta avionë kontribuojnë në mbrojtjen e partnerëve tanë në Gjirin Persik”, tha të enjten një zëdhënëse e ushtrisë franceze. Franca ka një bazë ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe avionë të stacionuar në Jordani, si dhe një bazë ajrore pak jashtë rajonit, në Xhibuti. “Si pjesë e marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara, prania e avionëve të tyre është autorizuar përkohësisht në bazat tona në rajon”, tha një zëdhënëse e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). “Këta avionë kontribuojnë në mbrojtjen e partnerëve tanë në Gjirin Persik.”
Burimi:
opinion.al