Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë
Tensionet gjeopolitike në Arktik po hyjnë në një fazë të re dhe të paparashikuar. Disa shtete evropiane kanë vendosur të dërgojnë trupa ushtarake në Groenlandë, në përgjigje të kërkesës së Danimarkës dhe në një klimë gjithnjë e më të acaruar me Shtetet e Bashkuara. Kështu, Suedia, Norvegjia, Gjermania dhe Franca kanë nisur personel ushtarak për të forcuar praninë evropiane në ishullin arktik, raporton La Repubblica. Qeveria daneze ka konfirmuar se do të rrisë praninë e ushtrisë së saj në Groenlandë, përfshirë edhe stërvitje ushtarake. Edhe pse Groenlanda gëzon autonomi të gjerë, ajo mbetet territor i Mbretërisë së Danimarkës. Kryeministrja Mette Frederiksen ka theksuar se operacioni zhvillohet në kuadër të NATO-s, por koha e vendimit ngre pikëpyetje politike të qarta. “Qëllimi është të trajnojmë Forcat e...
Burimi:
javanews.al