Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pas sulmit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit. Kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz kanë bërë thirrje për “stabilitet rajonal” dhe kanë dënuar sulmet e Iranit në Lindjen e Mesme. Ata theksojnë se nuk kanë marrë pjesë në sulme, por shtojnë se janë në kontakt të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Tre liderët vënë theksin gjithashtu te rëndësia e dhënies fund të programit bërthamor të Iranit, duke shtuar se regjimi i Khameneit duhet të gjejë një zgjidhje të negociuar. Deklarata e plotë e tre liderëve: Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë kërkuar vazhdimisht regjimit iranian që t’i japë fund programit bërthamor...