FOTOT/ Çfarë po ndodh me princin e Monakos, shfaqet me shenja të dukshme në fytyrë.. Albert II merr vëmendjen gjatë takimit me Papën

FOTOT/ Çfarë po ndodh me princin e Monakos, shfaqet me shenja të dukshme në fytyrë.. Albert II merr vëmendjen gjatë takimit me Papën

Shenjat në fytyrën e princit Albert të Monakos gjatë takimit me Papën Leon në Vatikan të shtunën, tërhoqën vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kjo ishte paraqitja e parë publike e princit Albert pas ndërhyrjes mjekësore të kryer të premten. Në një njoftim të Pallatit të Monakos më 16 janar thuhej se: “Në kuadër të kontrollit rutinë dermatologjik, Princi Albert II iu nënshtrua një ndërhyrjeje të shkurtër të planifikuar në kafkë dhe fytyrë për trajtimin e një sëmundjeje beninje”. Sipas këtij njoftimi, ndërhyrja kërkoi disa qepje dhe programi i aktiviteteve të princit vazhdon normalisht. Sipas Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Albert, Papa Leon dhe Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, diskutuan për marrëdhëniet e mira diplomatike midis Selisë së Shenjtë...