Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

Publikimi i një sasie të re dokumentesh nga dosja e Jeffrey Epstein ka rindezur polemikat në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë, duke rikthyer në qendër të vëmendjes edhe emrin e ish-Princit Andrew Mountbatten-Windsor. Materialet e reja, që përfshijnë miliona faqe dhe fotografi të papublikuara më parë, kanë shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në qarqet politike amerikane. Pas publikimit të fotos skandaloze të princit Andrew, kryeministri britanik Keir Starmer është shprehur se ish-duka i Jorkut duhet të jetë i gatshëm të dëshmojë para Kongresit Amerikan, nëse autoritetet amerikane e kërkojnë një gjë të tillë. Duke folur për gazetarët gjatë kthimit nga një vizitë zyrtare në Japoni, Starmer theksoi rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit me drejtësinë. “Sa i përket dëshmisë, gjithmonë kam thënë...