Foto të reja nga dosja e Epstein, fizikani Stephen Hawking shfaqet mes dy vajzave me bikini, çfarë u gjet brenda apartamentit
Media ndërkombëtare kanë publikuar fotografi të reja që thuhet se janë pjesë e dosjes së Departamentit Amerikan të Drejtësisë lidhur me çështjen e financierit të dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein. Në një nga fotot shfaqet fizikani i njohur britanik Stephen Hawking, i ulur mes dy vajzave të reja me bikini që mbajnë pije në duar. Nuk është konfirmuar vendi ku është realizuar fotografia, por disa raportime sugjerojnë se mund të jetë bërë në ishullin privat Little Saint James në Ishujt e Virgjër Amerikanë, pronë e Epstein. Sipas gazetës britanike Daily Mail, Hawking ishte një nga 21 shkencëtarët e ftuar nga Epstein në vitin 2006 në këtë ishull. Emri i tij përmendet disa herë në dokumente, megjithatë deri tani nuk ka prova që ta lidhin...
Burimi:
vizionplus.tv